Video e mëposhtme tregon momentin kur disa fermerë indianë kanë protestuar të zhveshur duke i kërkuar qeverisë anulimin e borxheve të kredive të tokës dhe mbështetjen financiare për thatësirën. Ata u mblodhën jashtë parlamentit të hënën dhe hoqën pothuajse të gjitha rrobat pasi iu mohua një takim me kryeministrin. Spektakli i pazakontë në Nju Delhi u shkaktua nga anulimi i një takimi mes Kryeministrit indian, Narendra Modi dhe fermerëve të prekur nga thatësira e madhe. Imazhet e publikuara nga agjencia vendase e lajmeve tregonin qindra fermerë të zhveshur jashtë parlamenti, në shenjë proteste.