Shkup, 2 maj – Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në seancën e sotme të 45-të e miratoi Ligjin për arsim të lartë, që është pjesë e pakos së ligjeve reformuese.
Cilësia e arsimit dhe autonomisë së universiteteve janë dy qëllime kryesore të Ligjit për arsim të lartë. Punohet për tekst tërësisht të ri të ligjit, për shkak të mosfunksionalitetit dhe moszbatimit të ligjit aktual nga viti 2008, i cili për shkak të mangësive dhe të pathënave deri tani kishte 21 ndryshime dhe plotësime, ndërsa vetëm nga viti 2015 është ndryshuar pesë herë.
Përgatitja e tekstit, siç paraprakisht publikoi MIA, filloi në qershor të vitit të kaluar kur u formua grup pune në MASH me inkuadrimin e përfaqësuesve nga të gjithë palët e involvuara. Prej atëherë në kontroll publike u prezantuan tre projekt-versione me qëllim që përmes sugjerimeve dhe vërejtjeve teksti të përmirësohet me vërejtjet e pranuara.
Risi që i sjell ligji janë formimi i Agjencisë për cilësi të arsimit të lartë i cili do t’i përfshijë si dy organe të ndara Këshillin për akreditim (i cili i aprovon programet studimore) dhe Këshilli për evoluim (i cili e kontrollon cilësinë e programeve të aprovuara të akredituara).
Zvogëlohen mandatet e rektorëve dhe dekanëve – nga katër në tre vjet. Për dekoncentrim të forcës së rektorëve vendoset model i ri për zgjedhjen e tyre – me votim të drejtpërdrejt të profesorëve të fakulteteve dhe institucioneve për kandidatët e propozuar. Për kufizim të forcës së ministrit të Arsimit dhe Shkencës, madje, do të formohet Këshill kombëtar për arsim, shkencë dhe hulumtim, i cili do të ndërmerr kompetenca nga ministri në sferën e arsimit të lartë.
Parlamentet ekzistuese studentore të fakulteteve do të transformohen në kuvende universitare gjegjësisht të fakulteteve si trupa të universitetit, e jo si shoqata të qytetarëve siç ishin regjistruar sipas Ligjit të deritanishëm për arsim të lartë. Kuvendet e fakulteteve do të zgjidhen në zgjedhje të drejtpërdrejta dhe në to do të jenë të anëtarësuar përfaqësues të studentëve të zgjedhur në zgjedhje të lira, korrekte dhe demokratike dhe pastaj ata i zgjedhin përfaqësuesit e tyre në nivel të universiteteve.