Sonte më datë 18 tetor 2017, u mbyll edicioni nijëmbëdhjetë të FNT Skupifestival, me shfaqjen e fundit në të programit të sivjetshëm Shërbëtoret me autor Zhan Zhëne dhe regji të Diana Dobrevës, teatrit kombëtar bullgar Ivan Vazov nga Sofia. Juria në përbërje Gjorgji Jolevski, Vebi Qerimi dhe Luka Kortina, pasi percolli të gjitha shfaqjet e programit të edicionit të 11, duke filluar nga data 12 tetor me shfaqjen Shtepia e Bernarda Albës, Bisha, Martiri,Tymos si një burrë,Vizione nga shekulli i argjentë, Fol Medea. Vendosi të shpallë shfaqjen më të mirë FNT Skupivestival 2017 BISHA Mikhail Gindin, Vladimir Sinakevitc ne regji Sergej Fedotov produksion i teatrit ” U Mosta” nga qyteti Perm Rusi. Drejtori i FNT Skupifestivalit pasi i falemderohet jurisë, e shpall të mbyllur festivalin me porosinë se festivali edhe tutje do të vazhdojë me shpirtë të shëndoshë.