Shkup, 24 dhjetor – Dje në shkollën fillore “Dituria”, në Saraj u mbajt Akademi përkujtimore kushtuar pishtarit të arsimit shqip në Dërven, Mensur Ramanit.
Në Akademi morën pjesë përfaqësues të familjes, kolegë të të ndjerit, arsimtar të shquar të Sarajit si dhe përfaqësues të Komunës Saraj.
Me këtë rast u botua libri biografik i shkruar nga mbesa e të të ndjerit Besarta Xhoni me titull “I yni mësuesi i jetës”.
Të pranishmit në fjalë rastin e tij folën për figurën e Ramanit që siç thanë ishte një shembull tipik se si duhej të dukej një arsimtar.
Këshilltari i Komunës Saraj, Muhamed Elmazi, njëherit edhe ish nxënës i Mensur Ramanit në fjalë rastin e tij përkujtoi momentet kur i ndjeri Ramani përkujdesej për nxënësit si të ishin fëmijët e tij, kështu duke u kujdes edhe për prerjen e thonjve dhe krehjen e flokëve të tyre. Ai gjithashtu theksoi se ne Buxhetin e vitit 2018 Komuna Saraj ka planifikuar të ndaj mjete të bollshme per personat që do të jenë të interesuar të botojnë libra.
Ndryshe, Mensur Ramani u lind në Llaskarcë në vitin 1943. Iu përkushtua arsimit në fshatrat e Dërvenit duke nisur nga fshati Rashçe, Sfillare dhe 26 vitet e fundit në Saraj. Ramani vdiq në qershor të vitit 2017 dhe u varros në fshatin Llaskarcë.