Marek Hamshik nuk është më një lojtari i Napolit. Ai që në ditën e sotme është pjesë e skuadrës kineze Dailan Jifang pasi u mbyll marrëveshja mes klubeve për 20 milionë euro.
Sllovaku kaloi plot 12 vite me këtë skuadrës dhe padyshim është shumë i lidhur me ekipin dhe qytetin. Ai ka shkruar dhe një letër prekëse për gjithë eksperiencën e tij te Napoli dhe tifozët.
Letra shkruan: “Më duhet të kërkoj falje të gjithë tifozëve. Unë doja, shpresoja dhe ëndërroja t’iu thoja mirupafshim juve. Të bëja një xhiro të madhe rreth fushës duke duartrokitur. Ju gjithmonë më keni dashur dhe më keni mbështetur pa kushte në momente të mira dhe të këqija.
Unë e kam Napolin në lëkurën time si tatuazh, ashtu si fitoren tonë të parë në kupë pas 25 vitesh. Ajo ndeshje është e pamundur të harrohet. Është e pamundur të harrohen rekordet që thyeva të Bruskoltit dhe të Maradons. Në këtë qytet janë rritur fëmijët e mi, të cilët janë napoletanë në çdo sjellje.
Më duhet t’i falenderoj të gjithë. Të gjithë trajnerët që më kanë trajnuar, të cilëve i detyrohem rritjen time si lojtar dhe si njeri. Të gjithë mjekëve dhe stafit teknik dhe çdokujt tjetër në Napoli. Miqve të mi, të cilët do të më mungojnë.
Sa më shpejt të jetë e mundur, shpresoj që do të kem mundësinë për një xhiro të fundit rreth “San Paolos”, duke duartrokitur me ju.
Ju dua të gjithëve dhe do ta dua këtë qytet përgjithmonë. Faleminderit nga zemra të gjithëve dhe i uroj më të mirën shokëve të ekipit për pjesën tjetër të sezonit. Shpresoj që të fitoni Ligën e Europës”!