Partizani parashikohet t’i nënshtrohet një revolucioni të thellë në merkaton e verës, ku hyrje-daljet mendohet të jenë të shumta. Sa i përket përforcimit të sulmit, në listën e dëshirave ekziston edhe emri i Agim Ibraimit, i cili është lakuar në disa sesione merkatosh te “demat”, por pa arritur që të finalizohet.
Shkaku kryesor ka qenë rroga e lartë e 31-vjeçarit, të cilin Shkëndija e Tetovës e ka lënë të dalë futbollist i lirë në fund të sezonit. Për vetë “CV”-në e pasur, Ibraimi mund të ishte një alternativë potenciale për sulmin, por që të vishet i kuq duhet menduar mirë, kjo për shkak të kërkesave të larta financiare të lojtarit.
Partizani ka mbipopullim në sulm, madje me lojtar të superpaguar si Solomon e Braun, të cilët kanë edhe një vit kontratë, por dihet rendimenti i tyre në sezonin aktual.