Rodrigo Silva, është një nga talentet më premtues të skuadrës braziliano Santos. Ai cilësohet si pasardhësi i denjë i Nejmarit. Është vetëm 17-vjeç dhe ditën e djeshme e shkroi emrin në historinë e Kupës Libertadores.
Santosi arriti të triumfonte në sfidën e ditës së enjte ndaj uruguaianëve të Nacional, me rezultatin 3-1. Talenti Rodrigo Silva shënoi golin e dytë në minutën e 48-të, duke u bërë lojtari më i ri që shënon në Kupa Libertadores. Në fund të ndeshjes, në një prononcim për mediat braziliane, i ekzaltuar nga rekordi, 17-vjeçari tregoi se kishte braktisur orën e mësimit për të qenë në fushë në sfidën ndaj Nacionalit.