Ish-trajneri i Milanit, Xhenaro Gatuzo, dha dorëheqjen nga posti i trajnerit të Milanit, duke hequr dorë edhe nga kontarta e tij.
41-vjeçari mund të nisë një aventurë të re tani, teksa flitet se mund të marrë drejtimin e Shanghai Shenhua në kampionatin kinez. Sipas “SportItalia”, tekniku italian është gati të rikthehet në stol, pas largimit nga Milani.
Italiani ishte gjithashtu i lidhur edhe me Njukastëllin dhe Al-Hilalin, por të dyja klubet kanë emëruar trajnerë të rinj.
Shenhua janë momentalisht në vendin e 12-të në Ligën Kineze, vetëm tre vende sipër rënies nga kategoria, pavarësisht investimeve të shumta që kanë bërë, ku së fundmi ishte afrimi i El Sharauit nga Roma për 20 milionë euro.
Gatuzo shihet si trajneri ideal për kinezët, të cilët shpresojnë se në drejtimin e tyre do të kenë ish-lojtarin dhe trajnerin e Milanit.