Paco Alcacer pranon se është larguar nga Barcelona për t’iu bashkuar Borussia Dortmund për të qenë i lumtur pas një kohe të vështirë në Camp Nou. Sulmuesi ka shpërthyer në Bundesliga, duke u bërë vetëm lojtari i dytë i historisë që shënon gjashtë gola në tri ndeshjet e para që pas Gert Dorfel. Alcacer pranon se kishte arritur një pikë në karrierën tij ku kishte nevojë të luante dhe largimi nga Barcelona ishte i pashmangshëm.
“Duhet të merrja një vendim. Të qëndrosh për shumë vite te Barcelona, pa pasur një rol lideri, nuk ishte siç e kisha menduar. Vendosa të shkoj diku tjetër për më shumë minuta. Një lojtar me vetëbesim është më i mirë se një lojtar pa vetëbesim. Erdha te Dortmund për të qenë i lumtur. Te Barça, me Suarez, Messi dhe Dembele… është e vështirë të luash. Te Borussia më kanë pritur shumë mirë. është e vështirë për shkak të gjuhës, por jam adaptuar mirë”, deklaroi Alcacer.