Paulo Dybala ende mund të largohet nga Juventusi gjatë kësaj vere, pasi mbeti në bankën rezervë në ndeshjen ndaj Parmës të shtunën, transmeton zeri.info, përcjellë gazeta KOHA.
Reprezentuesi argjentinas është lidhur me një kalim te Paris Saint-Germaini, Tottenhami dhe Manchester Unitedi gjatë këtij afati kalimtar, por kishte vendosur të mbetet te gjiganti torinez.
Sidoqoftë, “Tuttosport” raporton se 25-vjeçari u befasua nga vendimi për ta lënë atë jashtë ndeshjes së parë në Serie A këtë edicion.
Sulmuesi frikësohet se nuk do të luajë një rol të madh këtë edicion dhe pas së gjithash është duke e konsideruar kalimin te Paris Saint-Germaini, edhe pse ka vetëm një javë kohë për të finalizuar një transferim të mundshëm.