Shkup, 1 gusht – Në Kabinetin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut sot u mbajt mbledhje konstituive e Komisionit për dekorime dhe mirënjohje, trup pune i Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku mori pjesë presidenti Stevo Pendarovski.
Siç informoi kabineti i presidentit Pendarovski, për kryetar të Komisionit për dekorime dhe mirënjohje është emëruar Marjan Gjurovski, ndërsa për anëtarë të saj janë emëruar akademiku Luan Starova, Darko Pançev, Sabina Ajrulla, Biljana Peeva-Gjuriq, Vesna Gjinovska Ilkova dhe Mirosllav Stojanovski.
“Presidenti Pendarovski anëtarëve të komisionit u dëshiroi punë të suksesshme, Theksoi se gjatë sjelljes së vendimit për përbërje të komisionit është udhëhequr nga nevoja në të të bëjnë pjesë individë të cilët nëpër rrugën jetësore lanë gjurmë. Anëtarët e komisionit u falënderuan për nderin të jenë pjesë e trupit punues të Presidentit dhe shfaqën pritje për punë konstruktive të komisionit, me qëllim të dhënies së propozimeve për ndarjen e dekoratave dhe mirënjohjeve për individë dhe organizata të cilët dhanë kontribut për Republikën e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në kumtesën nga kabineti i presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.