Boksieri me origjinë shqiptare, David Cufaj i cili u arrestua në Peru në vitin 2017 për organizim dhe transportimin e Kokainës është dënuar së fundmi me 17 vjet burgim, por 27 vjeçari nuk mund të jetë pas hekurave.
Pas arrestimit në 2017, në atë kohë Cufaj u la i lirë për të përgatitur mbrojtjen e tij, situatë të cilën ish boksieri e shfrytëzoi për t’u arratisur dhe për mos t’u gjendur ende.
Dje është zhvilluar seanca e radhës gjyqësore pa praninë e 27-vjeçarit, ku gjykata ka vendosur në mungesë 17 vite burg për shqiptarin.
PO KUSH ËSHTË DAVID CUFAJ?
David Cufaj ka lindur në Kosovë dhe më pas është rritur në Sarajevë, gjithashtu ka patur dhe shtetësi serbe. 27 vjeçari është diplomuar në Turizëm, si dhe praktikonte sportin e boksit. Cufaj kishte vetëm disa vite që i dha fund karrierës në boks dhe më pas u zhvendos në Hollandë për të parë mundësi të reja.
Ish boksieri ra në pranga pas një operacioni të policisë, ku u kap me 2 tonë kokainë të fshehur në kanaçe me asparagus. Vlera e kokainës së sekuestruar ishte vlerësuar me 174 milionë dollarë nëse do të arrinte të futej në tregun e Europës aty ku kishte edhe destinacionin.