U humb derisa ishte me burrin e saj në mal, policia e gjen shkupjanen

Shkup, 11 shtator – Ministria e Punëve të Brendshme njofton se është gjetur shkupjania 54-vjeçare R.S., e cila ishte humbur në malin e Kitkës. Ajo gjatë ditës së djeshme, respektivisht rreth orës 15:44 ishte raportuar si e humbur nga burri i saj 56-vjeçar V.S., i cili raportoi se derisa ishin në mal, pranë shtëpizës malore, R.S. kishte humbur. “Menjëherë në vendin e ngjarjes janë dërguar zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Draçevës, Njësiti policor për intervenim dhe një qen hetues, pas çka R.S. u gjet shpejt në gjendje të mirë shëndetësore dhe u kthye te burri i saj”, thonë nga MPB.