Arthur Melo u shfaq në konferencën e shtypit para ndeshjes Barcelona-Olympique Lyon, që korespondon me kthimin e raundit të dytë të Ligës së Kampionëve. Braziliani dha një shpjegim për praninë e tij të diskutueshme në festën e ditëlindjes së Neymar në Paris, vetëm dy ditë para se të luante ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit kundër Real Madridit.
Arthur do të përfundonte i lënduar pas kësaj loje. Lojtari bën “mea culpa” dhe thotë se ishte penduar për atë veprim:
“Unë mendoj kështu, gabova që shkova në atë festë. Natyrisht, kam qenë i ngacmuar, sepse ishte ditëlindja e shokut tim më të mirë në kombëtare. Sidoqoftë, marr përgjegjësinë time. E dija se çfarë isha duke bërë, por iu kërkoj falje shokëve të ekipit, nëse kam mërzitur dikë me këtë veprim. Ata më kanë ndihmuar shumë”.
Arthur foli edhe për të ardhmen e mikut të tij, Neymar, i cili është i lidhur me projektin e ri të Zinedine Zidane te Real Madridi. Mesfushori brazilian zgjodhi ta anashkalonte çështjen: “Kjo është një gjë që vendoset nga ai dhe familja e tij. Duke qenë se e kam shumë mik, shpresoj të zgjedhë më të mirën për veten. Nuk e di se çfarë rruge do të ndjekë, të qëndrojë në Paris apo të shkojë në një tjetër klub”.