Pjesa e parë mes Lyon dhe Juventus u mbyll me rezultatin 1-0, fal golit të Tousart në minutën e 31 të takimit. Përveç golit, panik tek bardhezinjtë shkaktoi dëmtimi i De Ligt në minutën e 29 të ndeshjes.
Gjatë një ekzekutimi të një goditje dënimi për bardhezinjtë, De Ligt pengohet në zonën e Lyon dhe më pas shoku i tij i skuadrës Alex Sandro dhe sulmuesi i Lyon Dembele i bien sipër. Nga përplasja njëra prej thumbave të takave të një prej futbollistëve e ka goditur në kokë duke i shkaktuar dhe çarjen.
Mbrojtësi i Juventus ka dal nga fusha i gjakosur, teksa ka marrë ndihmën e parë mjekësore dhe është rikthyer në fushë me kokën e fashuar.
— scsoccersc76 (@scsoccersc76) February 26, 2020