Evertoni mori një fitore shumë të rëndësishme në fundjavën që lamë pas, teksa mposhti me rezultatin 3-1 Kristal Palasin.
Me këtë fitore të besuarit e Ançelotit u ngjitën në vendin e 7-të me 36 pikë, vetëm 5 pikë larg vendit të 4-t që mbahet nga Çelsi. Një episod shumë i veçantë ka ndodhur në fundin e ndeshjes, me sulmuesin Kalvert-Leuin, i cili ishte edhe autor i një goli në ndeshjen e së shtunës.
Një fëmijë i vogël u fut në fushë pas përfundimit të ndeshjes, për të takuar pikërisht Kalvert-Leuin, i cili është idhulli i tij. Pikërisht sulmuesi e priti mirë këtë dhe pasi takoi tifozin, hoqi fanellën e tij dhe ja dha vogëlushit.
Fëmija u gëzua shumë për faktin se mori fanellën e idhullit të tij dhe u largua shumë i lumtur duke kërcyer nga gëzimi.
The youngest pitch invader we've ever seen!
Dominic Calvert-Lewin gives his shirt to one young fan who makes it onto the pitch. pic.twitter.com/gEGNNUW3Sl
— Football on BT Sport (@btsportfootball) February 8, 2020