U frymëzuan nga ’50 Hijet e Grey-t’ por ja si përfundoi loja e tyre seksuale (FOTO)

Nuk janë të pakta çiftet që janë frymëzuar nga libri dhe filmi ’50 hijet…’ për të bërë lojëra seksuale në dhomën e gjumit. Por një e tillë në Britani përfundoi në dhunë.

Një fans i seksit të ashpër pranoi se e sulmoi të dashurën e tij pasi ajo nuk e përdori fjalën e sigurisë gjatë seancës seksuale të tipit ’50 hijet’.

Dean Wilkins, 36 vjeç, e qëlloi me shuplakë dhe më pas me grushta Lucy Archer, 33 vjeç, përpara se kjo e fundit të mund të arratisej dhe të dilte e zhveshur në rrugë vetëm me një palë reçipeta.

Elektriçisti nisi t’u ulërinte njerëzve, që shihnin skenën të shqetësuar: “Gjithçka në rregull, po luan rolin”.

Por policia mbërriti në vendngjarje dhe e gjeti viktimën me hundë të gjakosur, qafë të mavijosur dhe shumë shenja në fytyrë si dhe me shpatullën e dalë.

Çifti ishte njohur në Tinder dhe kishin pranuar që të bënin seks të ashpër. Ai do ndalonte kur ajo të thoshte fjalën kyçe. Por kur ai ia futi gishtërinjtë thellë në fyt, ajo nuk reagonte dot. Gjykata pritet të japë një vendim në fund të këtij muaji.