Shkup, 3 janar – Kuvendi sot pasdite, në kuadër të mbledhjes së 129-të, me 97 vota “për” dhe asnjë kundër, i votoi zëvendësministrat dhe zëvendësministrat plotësues në Qeverinë teknike.
Sllavjanka Petrovska për Punë të brendshme, Sanella Shkrjelj për Punës dhe Politikë Sociale, Cvetan Tripunovski për Bujqësi, Gordana Dimitrievska Koçoska për Financa dhe Nevenka Stamenkovska Stojanovski për Shoqëri Informatike, janë zëvendësministrat plotësues.
Në resorë mbeten zëvendësministrat e deritanishëm të cilët në mbledhje të Kuvendit gjithashtu emëruan.
Emrat e zëvendësministrave dhe zëvendësministrave plotësues të propozuar para votimit i kumtoi kryeministri Oliver Spasovski.
Mandati i zëvendësministrave, si dhe i ministrave të emëruar paraprakisht në qeverinë teknike, do të zgjasë deri në ditën e publikimit të rezultateve përfundimtare nga Komisioni shtetëror zgjedhor për zgjedhjet e mbajtura të parakohshme parlamentare. (koha.mk)