U eliminua nga Championsi, por PSG ka gati rinovimin për Tuchel!

Eliminimi i parakohëshëm nga Champions League, për më tepër në mënyrë aspak të hijshme nga Manchester United, bëri që të gjithë të mendonin se aventurës së Thomas Tuchel te Paris Saint Germain i kishte ardhur fundi, me trajnerin që do të shkarkohej në fund të këtij sezoni pavarsisht dominimit në kampionatin francez, ku PSG kryeson me diferencë të frikshme nga Lille e vendit të dytë.

Për presidentin Al-Khelaifi, eliminimi nga Champions League ishte thjeshtë një aksident me numrin 1 të PSG-së që beson verbërisht te Tuchel dhe pritet ti ofrojë atij rinovimin e kontratës aktuale deri në verën e vitit 2021.