Nga zjarri mbrëmë u dogj një piceri në Qendrën Tregtare “Çairçanka”, në Shkup, nuk ka të lënduar. Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se zjarri është paraqitur rreth orës katër të mëngjesit nga një kalimtar rasti. Në shuarjen e zjarrit kanë intervenuar ekipe të Brigadës për Mbrojtje nga Zjarri. Persona të lënduar nuk ka, ndërsa piceria tërësisht është djegur. Ndërmerren masa për konfirmimin e shkaqeve për shkaktimin e zjarrit.