Harare, 16 nëntor – Më shumë se 40 persona humbën jetën, ndërsa të paktën 20 janë lënduar pasi u dogj një autobus udhëtarësh në Zimbabve, njoftoi policia.
Midis të lënduarve ka edhe persona me djegie të shkallës së rëndë, ndërsa autoritet ende nuk kanë detaje për arsyet e zjarrit.
Aksidenti ndodhi rreth 550 kilometra nga Harare, ndërsa autobusi ka lëvizur për në Afrikën Jugore.