Administrata e Nju Jorkut, do të dëmshpërblejë me 180 mijë dollarë tre gra, të cilat ishin të detyruara të hiqnin shaminë e kokës islamike në rastin e fotos sinjalistike. Avokati i tre grave, të cilat do të marrin nga 60 mijë dollarë secila, ka folur për “një hap në drejtimin e duhur”, i kryer me “sforcim të përbashkët” për të përmirësuar modalitetet e përdorura nga agjentët. Dy nga gratë ishin arrestuar në 2015-ën dhe e treta në 2012-ën.