Frankfurt, 13 nëntor – Në qytetin gjerman të Frankfurtit sot u derdh acid klorhidrik.
Kompetentët i bëjnë apel banorëve që të jenë të kujdesshëm dhe të mos i hapin dritaret.
Derdhja e acidit ndodhi pasi u përmbys një kamion me këtë materie të rrezikshme. Rrugët janë mbyllur. Zjarrfikësit arritën që të ndalojnë derdhjen dhe tani situata është stabile.