Juventusi luajti ditën e djeshme kundër Fiorentnës në fushën e këtyre të fundit, në ndeshjen që u mbyll me barazimin 0-0. Por ajo që po shqetëson të gjithë në kampin bardhezi, është gjendja e Douglas Costa, i cili u dëmtua ditën e djeshme.
Sulmuesi brazilian u largua nga fusha e lojës në minutën e 8’ të ndeshjes, duke u zëvendësuar nga Bernardeski. Lojtari shfaqi një probleme në kofshën e tij të djathtë që në minutën e 2’, por vazhdoi ndeshjen për rreth 6 minuta duke sakrifikuar. Pikërisht kjo nuk e ka lehtësuar aspak dëmtimin, pasi vetëm sa e ka përkeqësuar atë.
Sipas asaj që shkruan “La Gazzetta dello Sport”, lojtari mund të rikthehet me pjesën tjetër të skuadrës në mesin e tetorit, duke humbur kështu disa nga sfidat më të rëndësishme të Juventusit, siç është ajo me Atletico Madridin të mërkurën dhe Leverkusenin në 1 tetor në Ligën e Kampionëve, por edhe ndeshjen me Interin në 6 tetor.