Dëmtimi me Brazilin në minutat e para të miqësores ndaj Nigerisë do ta mbajë 1 muaj jashtë fushave të futbollit sulmuesin Neymar Jr, me Paris Saint Germain që edhe njëherë tjetër do të vuajë mungesën për arsye dëmtimi. Rezonanca magnetike të cilës iu nënshtrua Neymar konfirmoi një dëmtim të gradës së dytë në këmbën e majtë, lëndim për të cilin Neymar duhet të qëndrojë për rreth 4 muaj jashtë fushave të futbollit. Sulmuesi brazilian do të humbasë disa sfida të rëndësishme në kampionat dhe Champions League me parizienët por gjithsesi do të jetë gati për sfidën ndaj Realit të Madridit që do të zhvillohet më 26 nëntor.