Shkup, 26 tetor – U.d. kryetari i Gjykatës Penale të Shkupit Stojançe Ribarev dha dorëheqje nga funksioni për shkaqe personale, konfirmoi sot Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë.
“Më 25.10.2017 u.d. Kryetari i Gjykatës Penale Shkup 1 Stojançe Ribarev deri te Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë dorëzoi njoftim me shkrim se jep dorëheqje të funksionit dhe pas shkarkimit të tij të vazhdojë ta kryejë funksionin gjykatës në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë. Sipas pohimeve në njoftim, shkaqet për dhënien e dorëheqjes janë të natyrës personale”, theksohet në kumtesën e Këshillit Gjyqësor të RM-së.
Këshilli Gjyqësor paralajmëron se në afat më të shkurtër do të caktojë edhe do të mbajë seancë lidhur me këtë çështje.
Ribarev paraprakisht, më 20 tetor e ka informuar Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë se nga dita e njëjtë ndodhet në pushim mjekësor dhe në zëvendësim të tij do të jetë gjykatësja Diana Gruevska Ilievska.
Stojançe Rubarev e kryente funksionin u.d. kryetar i Gjykatës Penale Shkup nga maji i vitit të kaluar.