Vinícius Júnior ishte blerja e bujshme e Real Madrid në këtë merkato kalimtare, për plot 45 milion euro.
Por sipas mediave spanjolle kjo blerje e 18-vjeçarit nga Real Madridi ka qënë një dështim kjo pas paraqitjes së tij të dobët në debutimin e katergorisë së tretë.
Vinicius luajti ditën e djeshme me ekipin Real Castila në kategorinë e tretë spanjolle, por ndeshja e tij ishte për t’u harruar.
Presioni i shumtë dhe pritshmëritë e larta bënë që braziliani të “zhdukej” nga fusha dhe të mos bëhej kurrë i rrezikshëm.
Tashmë janë rritur edhe më shumë dyshimet rreth tij nga klubi i Real Madrid.