Tani është gjithçka zyrtare. Ozan Kabak është prezantuar si përforcimi më i ri i Shalke 04. Mbrojtësi turk u bë “mollë sherri” mes Milanit dhe Bajern Mynih, ekipe që e kërkonin me insistim. Megjithatë, në fund 19-vjeçari i befasoi të gjithë dhe la Shtutgartin për t’u transferuar te ekipi i Shalkes.
Lojtari, i cili bën edhe rolin e mesfushorit shkatërrues, ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare me “Blutë Mbretërorë”, të cilët paguan 15 milionë euro në arkat e Shtutgartit.
Një sasi do t’i shkojë Gallatasarajit, pasi kampionët e Turqisë kishin mbajtur disa përqind të kartonit të mbrojtësit turk, kur e shitën në janar të këtij viti në Bundesligë.