Shpërthimi që tronditi sot Bejrutin, kryeqytetin e Libanit ishte tepër i fuqishëm, duke ngjallur dyshimet te qytetarët se nuk bëhej fjalë për ndonjë shpërthim industrial apo aksidental por për një raketë ushtarake.
Pas shpërthimit tepër të fuqishëm i cili plagosi qindra persona dhe la të vdekur disa dhjetra të tjerë, qarkulluan shumë postime në rrjetet sociale ku thuhej se drejt qytetit mund të ishin lëshuar raketa nga Izraeli apo nga Hezbollahu, për shkak të konfliktit të libanezëve me ta.
Këto aludime erdhën për shkak se gjatë ditëve të fundit, tensioni në rajon u rrit për shkak të një sulmi ajror nga Izraeli që la të vrarë një ushtar të Hezbollahut në Siri.
Shpërthimi masiv ndodhi pranë portit të qytetit dhe pamjet e momentit të shpërthimit u transmetuan nga të gjithë mediat botërore. Sipas mediave ndërkombëtare, qeveria izraelite dhe Hezbollahu kanë reaguar duke mohuar që të kenë dorë në shpërthimin masiv pranë portit të Bejrutit të ndodhur ditën e sotme.
Bëhet me dije se dyshimet e para rreth shpërthimit gjigant thuhet se ka ndodhur nga një magazinë në portin e qytetit ku kishte lëndë plasëse të cilat ishin depozituar pas sekuestrimit.
Deri më tani nuk dihet numri i saktë i të vdekurve, por raportohet për qindra të plagosur dhe dhjetra të vdekur.