U akuzua për përdhunim, Neymar reagon me fakte!

Nga Brazili kanë ardhur akuza të rënda për Neymar Jr, i cili akuzohet për përdhunim nga një femër me të cilën ka patur një marrëdhënie. Akuza këto që si kanë pëlqyer aspak sulmuesit të Seleçaos i cili ka reaguar me një postim në Instagram ku mohon akuzat dhe diçka të tillë e vërteton me fakte. Neymar ka publikuar disa foto dhe video intime dhe biseda të tij me vajzën në fjalë ku duket që gjithçka është realizuar me dëshirën e të dyve. Neymar si ka pritur aspak mirë dhe akuzat e vajzës dhe prandaj ka bërë gjithçka publike, në mënyrë që kjo çështje të mbyllet sa më shpejt dhe ai të jetë totalisht i përkushtuar te karriera e tij futbollistike.