Boksieri britanik Tyson Fury, kampion bote në peshën e rëndë (kategoria WBC) ka zbarkuar në Amerikë, ku më 9 tetor do të mbrojë titullin ndaj Deontay Wilder.
Sfida do të zhvillohet në Las Vegas, ndërkohë që gjatë kësaj periudhe, boksieri i pamposhtur britanik është stërvitur në vendlindje.
Fury, 32 vjeç, ka vendosur që 3 javët e fundit të fazës përgatitore t’i kalojë në Amerikë, për t’u ambientuar dhe përshtatur me vendin.
Dy boksierët janë përballur edhe dy herë të tjera mes tyre. Sfida e parë u mbyll në barazim, ndërsa në të dytën fitoi Fury me “KO teknik”, duke marrë edhe titullin kampion.