Tyson Fury mund të rikthehet në ring dhe të duelojë sërish për titujt kampionë bote që i nxori vakant shtatorin e 2016-ës, kur doli pozitiv me kokainë. Boksieri britanik ka arritur sot marrëveshjen me antidopingun e vendit të tij (UKAD), duke pranuar një dënim 2-vjeçar të prapambetur për doping, i cili skadon pikërisht sot (12 dhjetor), me arritjen e marrëveshjes.
Fury nuk ngjitet në ring që prej nëntorit të 2015-ës, kur mori titujt kampionë bote në peshat e rënda ndaj Wladimir Klitschko, por 7 muaj pas këtij dueli, në qershor të 2016-ës, ai u akuzua nga antidopingu britanik për përdorim të substancave të ndaluara. 29-vjeçari u vetmbrojt duke thënë se bëhej fjalë nga ushqimi, pasi kishte ngrënë derr të egër.
Në këtë marrëveshje është përfshirë edhe kushëriri i tij Hughie Fury. “UKAD, Tyson Fury dhe Hughie Fury kanë arritur një marrëveshje për të mbyllur akuzat në adresë të Tyson Fury. Akuza të lindura që në shkurt të 2015-ës, në lidhje me ninelin e lartë të nandrolone në urinë, gjatë një të testi kryer pas një dueli si dhe daljes pozitiv me kokainë në një test antidoping jashtë gare në shtator të 2016-ës”, thuhet në një deklaratë të antidopingut britanik. “Si Tyson ashtu dhe Hughie Fury nuk kanë ditur se kanë shkelur rregullat e antidopingut, duke pranuar argumentat e tyre”, thuhet më tej në deklaratën e UKAD, që sqaron në detajë çështjen e dopingut të boksierit britanik.