Tyson Fury konvertohet në islam? (FOTO)

Boksieri Tyson Fury raportohet se është konvertuar në fenë islame. Ish-kampioni i peshave të rënda, siç njofton Daily Mail, ka postuar fotografi duke u lutur, derisa ka ndërruar emrin e tij në Twitter me një emër arab. “Gypsy King” raportohet se është konvertuar nga feja e krishtere në atë islame. Ai në Twitter ka lënë emrin “Riaz Tyson Muhammad” kurse në fotografinë e profilit ai shihet me rroba myslimane. Fury ka kthyer emrin e tij origjinal vetëm pak orë pasi e ndërroi atë.