Komisionit Disiplinor të FFK-së ka marrë vendim për trajnerin e Dritës, Shpëtim Duro, i cili para ndeshjes me Llapin tymosi cigare. Komisioni i ka shqiptuar masën disiplinore qortim, trajnerit nga Shqipëria. Ndryshe, ndihmëstrajneri i Fushë Kosovës, Agron Breznica dhe trajneri i Rinisë, Isa Breznica janë dënuar me masën e qortimit nga disiplinori.
SHPETIM DURO; kryetrajner në klubin e futbollit “DRITA” nga Gjilani me numër të ID kartelës; 01316M59 në procedurë të hapur disiplinore nga ana e komisionit , për mos respektim të kodit të sjelljes (tymosje e cigares para fillimit të takimit gjatë nxehjes së lojtarëve) në ndeshjen e javës së ; XV-të të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; LLAPI – DRITA e zhvilluar më datë 10.11.2018 në stadiumin “Zahir Pajaziti“ në Podujevë ( raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar në Podujevë si dhe deklarata plotësuese e kryetrajneri në procedure z. Shpëtim Duro)