Rrjeti i njohur social, Twitter, do të ndalojë të gjitha reklamat politike në të gjithë botën, duke thënë se arritja e mesazheve të tilla “duhet të fitohet, jo të blihet”.
“Derisa reklamimi në internet është shumë i fuqishëm dhe efektiv për kompanitë reklamuese, kjo fuqi sjell rreziqe të konsiderueshme për politikën”, ka thënë në një postim Jack Dorsey, kreu i Twitterit, raporton BBC, transmeton gazeta KOHA.
Rivali i tij, Facebooku, po ashtu ka ndaluar reklamat politike.
Kompanitë e rrjeteve sociale janë nën kontroll të veçantë para zgjedhjeve të vitit 2020 në SHBA.
Ndalimi do të zbatohet nga 22 nëntori, me detaje të plota të publikuara më15 nëntor.(koha.mk)