Twitter i kërkon falje klientëve për shkeljen e të dhënave

26

Twitter ka dërguar një email tek klientët e tij të biznesit, për t’u thënë se informacionet personale mund të jenë “vjedhur”. Kompania tha se ishte e mundur që persona të tjerë, të kenë qasje në të dhënat e tyre personale.

Të dhënat personale përfshijnë adresën e postës elektronike, numrin e telefonit dhe katër shifrat e fundit, të numrit të kartës të kreditit të klientit. Ende nuk është e qartë se sa biznese janë prekur. Kompania tha se ajo  e kuptoi gjithë situatën në 20 Maj dhe që atëherë ka punuar për të rregulluar problemin.

“Na vjen keq shumë që ndodhi kjo. Ne e njohim dhe vlerësojmë besimin që ju vendosni tek ne dhe jemi të përkushtuar ta fitojmë atë besim çdo ditë”. Kjo nuk është hera e parë, që Twitter shfaq një problem të tillë

Comments are closed.