Lidhur me pamundësisë për të skenuar faturat nga një pjesë e përdoruesve në javët e fundit, nga DAP thonë se po bëhen edhe përditësime të reja të këtij aplikacioni për shkak të rritjes së numrit të përdoruesve dhe së shpejti ai do t‘i kthehet normalitetit
Fisnik PASHOLLI
Shkup, 8 gusht – Në tre vitet e kaluara janë kthyer afër 68 milionë euro tek qytetarët që skenojnë llogaritë fiskale përmes aplikacionit “TVSH-ja ime”. Njëherësh nga viti i ardhshëm pritet që vlera e TVSH-së që do të kthehet tek qytetarët të rritet nga 1800 në 2100 denarë, për çdo shfrytëzues. Në nivel vjetor, çdo shfrytëzues do të mund të marrë 8400 denarë. Në këto tre vite, tavani apo kufiri i fundit, i pagesës që mund ta fitojnë qytetarët përmes “TVSH-ja ime” është 1800 denarë për tre muaj, ose 7.200 denarë për çdo vit. Njëherësh, statistikat e tatimorëve tregojnë se në të tre muajt e parë të këtij viti, apo nga janari deri në mars 2022, janë skenuar 73.041.591 llogari. Sipas DAP, numri i përgjithshëm i përdoruesve të regjistruar në “TVSH-ja ime” deri në fund të muajit mars ka arritur në 457.090 përdorues. Nga ana tjetër, pagesa ka vijuar edhe ditëve të kaluara ku me mijëra qytetarë do të fitojmë mbi 550 milionë denarë për kthimin e Tatimit përmes aplikacionit elektronik për tremujorin e dytë të këtij viti, thonë nga Drejtoria për të Ardhura Publike.
Lidhur me ngecjet e caktuara dhe pamundësinë e përdorimit të këtij aplikacioni apo pamundësisë për të skenuar faturat nga një pjesë e përdoruesve në javët e fundit, nga ky institucion thonë se po bëhen edhe përditësime të reja të këtij aplikacioni për shkak të rritjes së numrit të përdoruesve. Versioni i përshtatur është i disponueshëm në Apple appstore, ndërsa po prite miratimi nga ana e Google.
“Azhornimi ka përfunduar për shfrytëzuesit e Ajfon dhe Huavei,që mund të marrin versionin e ri, përderisa akoma nuk është fituar përgjigje nga “Plej Store “, se kur do të mund të përdoret versioni ri“, thotë numri një Drejtorisë për të Ardhura Publike, Sonja Llukarevska. Ajo shton se për shkak të rregullave të reja të aplikacionit, politikës së privatësisë, dhe numrit të madh të përdoruesve edhe po zgjat sistemi i kontrolleve, që pritet të tejkalohet së shpejti. Ndërsa shton se përdoruesit si alternativë, mund të shfrytëzojnë lexuesit e barkodeve dhe skanerët në të gjithë njësitë rajonale të DAP. Shfrytëzuesit e aplikacionit TVHSH-ja ime do të duhet fillimisht të përditësojnë aplikacionin në apple Appstore/galeria Huavei, dhe më pas të paralajmërohen në aplikacionin në pjesën “Profil” në dritaren “Lloji i barkod skener ” në vend,ai “themelor” dhe sërish të zgjedhin “i avancuar”.
Kohë më parë, nga DAP, kanë sqaruar se përderisa është në rrjedhë rregullimi dhe përditësimi i aplikacionit TVSH-ja Ime, llogaritë fiskale mund të skanohen , në atë mënyrë që në aplikacionin në pjesën “PROFILI” në dritaren “Lloji i skenerit të barkodit”, aty ku tani qëndron “I përparuar” të zgjidhni opsionin “Themelor”. Pas mbarimit të këtij procesi, Drejtoria e të Ardhurave Publike do të njofton përsëri ta ktheni opsionin “I përparuar” , gjatë skanimit të llogarive fiskale. Ndryshe, ky projekt për kthimin e 15 për qind nga vlera e TVSH-së për qytetarët, nisi në muajin korrik të vitit 2019 . Qëllimi i tij është të kthehen të hollat tek qytetarët dhe të marrin pjesë qytetarët në uljen e ekonomisë informale dhe anulimin e fshehjes së tatimeve. (koha.mk)