Bruksel, 18 tetor – Kryetari i Këshillit të Evropës, Donald Tusk sot tha se paralajmërimi për ndërprerjen e operacioneve ushtarake turke në veri të Sirisë nuk nënkupton ndërprerje të vërtetë të zjarrit dhe i bëri thirrje Ankarasë që menjëherë të ndalojë me aktivitetet ushtarake në vend.
Turqia dje u pajtua që ta ndërpresë ofensivën në Siri pesë ditë që të tërhiqen forcat kurde nga “zona e sigurisë” që Ankaraja po përpiqet ta pushtojë.
“Kjo ndërprerje e ashtuquajtur e zjarrit nuk është ashtu siç pritëm. Kjo në të vërtetë nuk është ndërprerje e zjarrit, por kërkesë për kapitullim të kurdëve. Ne e përsëritëm thirrjen tonë që Turqia menjëherë të ndalojë me aktivitetet ushtarake, t’i tërheqë aktivitetet ushtarake, t’i tërheqë forcat e saj dhe ta respektojë të drejtën humanitare ndërkombëtare”, tha Tusk.
Nënkryetari i SHBA-së, Majk Pens dje deklaroi se ka arritur marrëveshje me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan për ndërprerje të zjarrit në veri të Sirisë, me çka do të përfundojë ofensiva tetëditore turke kundër forcave të kryesuara nga kurdët.
Erdogani, deklaroi sot se Turqia do ta vazhdojë ofensivën në pjesën verilindore të Sirisë që edhe më intensivisht se më parë nëse marrëveshja me SHBA-në për armëpushim pesëditor nuk realizohet në tërësi.
Ai shtoi se për Turqinë nuk paraqet problem hyrja e forcave siriane me mbështetjen e forcave siriane me mbështetjen e Rusisë në rajonet e pastruara nga Forcat kurde për mbrojtjen e popullatës, duke theksuar se Ankaraja nuk planifikon që të mbetet në rajonet nën kontrollin e tyre në pjesën veriore të Sirisë.
Paraprakisht, presidenti turk mohoi se sot ka përplasje në Siri edhe krahas armëpushimit.
Deklarata e tij erdhi pasi një pjesë e medieve perëndimore informuan se po dëgjohen shpërthime të granatave në kufirin siriano-turk edhe krahas armëpushimit për të cilin ishin marrë vesh në kohëzgjatje prej pesë ditëve, me qëllim që të pastrohet zona e sigurisë nga forcat kurde.
Erdogani theksoi se zona e sigurisë do të shtrihet 440 kilometra përgjatë kufirit të Turqisë me Sirinë dhe se me Uashingtonin janë marrë vesh që ajo të hyjë në territorin sirian në gjatësi prej 32 kilometrave.
Turqia më 9 tetor e filloi operacionin “Burimi i paqes” në veri të Sirisë, përgjatë kufirit të saj, ndërkaq e filloi me sulme ajrore ndaj pozicioneve të forcave kurde. Për Ankaranë ky operacion nevojitet për t’u krijuar “tampon zonë” për mbrojtje të kufirit turk, në të cilën refugjatët sirianë do të mund të kthehen nga kampet në Turqi.