Shkup, 27 prill – Ndjej ndryshim në mentalitetin politik në Maqedoni dhe vullnet të vërtetë për lëvizje të integrimit euroatlantik. Shoh udhëheqësi të guximshme të drejtuar nga e ardhmja. Rekomandimi nga KE-ja është dëshmia më e mirë se përpjekjet e Maqedonisë kanë impresionuar shumë persona në Evropë, theksoi kryetari i Këshillit Evropian Donald Tusk në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin Zoran Zaev në të cilën u shpreh në gjuhën maqedonase.
Tusk tha se nuk ka vend më të mirë se Shkupi që ta përfundojë turneun ballkanik.
“Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga viti 2015, kur vija që të ndalohej hyrja e emigrantëve. Që atëherë ruta ballkanike është mbyllur dhe kështu duhet të mbetet”, tha Tusk.
I shprehu falënderim Maqedonisë për ndalimin e rutës së emigrantëve,por edhe për përkrahjen për rastin Skripal.
“Qëndruat me ne në rastin Sollsberi dhe ne do të qëndrojmë afër jush. BE-ja është shpresa më e madhe për qytetarët tanë”, tha njeriu i parë i Këshillit Evropian.
Kryeministri Zaev, tha se pas KE-së, Maqedonia dëshiron t’i bindë edhe vendet anëtare se meriton të marrë datë dhe t’i fillojë negociatat për anëtarësim dhe për këtë asnjëherë nuk ka qenë më afër.
“Vazhdojmë me temë të njëjtë, reformat do të jenë më të qarta dhe më konkrete”, tha Zaev, duke e paralajmëruar Planin 18, që po përgatitet në bashkëpunim me KE-në.