Varshavë, 16 tetor – Kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk deklaroi sot se për shtatë ose tetë orë do të duhej “të bëhet e njohur kur do të ndodh Bregziti”.
“Teoretikisht për shtatë ose tetë orë duhet të jetë qartë”, tha Tusk.
Kjo do t’u mundësojë liderëve të BE-së t’i shqyrtojnë propozimet për marrëveshje eventuale të samitit dyditor, i cili fillon të enjten në Bruksel.
Kryeministri britanik Boris Xhonson edhe më tej beson se vendi i tij do të dalë nga Unioni më 31 tetor.(koha.mk)