Një samit special do të organizohet më 28 maj për të përgatitur emërimet në postet kyçe të BE-së, njoftoi sot presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk në përfundim të takimit në Sibiu në Rumani të liderëve të shteteve anëtare.
”Dy ditë pas përfundimit të zgjedhjeve evropiane, më 28 maj unë do të thërras të 28 liderët për të nisur procesin e emërimeve’’, deklaroi Tusk gjatë një konference shtypi.
‘’Kjo duhet të jetë e shpejtë, e vlefshme dhe në përputhje me traktatet tona. Nëse arritja e konsensusit do të jetë e vështirë, unë nuk do të hezitoj ti hedh për votim vendimet në qershor’’, vijon lideri evropian.
Tusk dëshiron që shtetet anëtare të bien dakord përpara fundit të qershorit për emrin e pasardhësit të Jean-Claude Juncker, mandati i tij në krye të Komisionit Evropian përfundon në fund të tetorit.