Tiranë, 16 shtator – Kryetari i Këshillit të Evropës, Donald Tusk nesër pasdite do ta vizitojë Tiranën.
Ai në metropolin shqiptar do të udhëtojë nga Shkupi.
Vizita e Tuskut në Tiranë dhe Shkup është në vigjilje të vendimit të pritur për marrjen e datës për fillimin e negociatave me BE-në në tetor.
Tusk, në Tiranë do të qëndrojë vetëm dy orë dhe siç informuan mediet shqiptare është planifikuar vetëm një takim në orën 15:00 me kryeministrin Edi Rama, me të cilin do të bisedojnë “për të gjitha detyrimet të cilat duhet t’i përmbushë Shqipëria që të marrë përgjigje pozitive”.
Mandati i kryetarit aktual të Këshillit të Evropës skadon më 1 dhjetor, ndërsa në vendin e tij do të vijë kryeministri i Belgjikës, Sharl Mishell.
Përndryshe, Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luixhi Soreca, sot shfaqi shpresë se Shqipëria së shpejti do ta marrë lajmin e mirë për pranim në familjen evropiane.