Prishtinë, 26 prill – Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, do ta vizitojë nesër Kosovën, me ç’rast do të takohet me presidentin Hashim Thaçi.
Qëllimi kryesor i vizitës së Tusk në Kosovë është përgatitja për Samitin BE – Ballkan Perëndimor në Sofje më 17 maj.
Takimi gjithashtu do të jetë mundësi për të diskutuar marrëdhëniet bilaterale me Bashkimin Evropian.
Samiti i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor pritet të mbahet më 17 maj në Sofje.
Siç raporton Kosovapress, përveç Thaçit, i pranishëm do të jetë edhe kryeministri Ramush Haradinaj.