Varshavë, 5 nëntor – Kryetari i Këshillit të Evropës, Donald Tusk sot dëshmoi në Poloni, në kuadër të hetimit parlamentar për skemën piramidale me të cilën disa mijëra polakë, me anë të mashtrimit, kanë mbetur pa kursimet e veta në periudhën kur ai ka qenë kryeministër i Polonisë.
Kryetarin e KE-së, Tusk, e mori në pyetje komisioni disapartiak i cili paraprakisht ka marrë në pyetje dhjetëra funksionarë shtetëror në kuadër të përpjekjeve që të konfirmohet përgjegjësia për mashtrimin.
Komisioni, i cili Tuskut i drejtohej me “kryeministër”, është fokusuar në prëcaktimin e përmasave të kontrollit të Tuskut ndaj sigurisë shtetërore dhe resorëve të tjerë, dhe periudha kur është bërë i vetëdijshëm për skemën.
Tusk ishte në krye të Qeverisë polake prej vitit 2007 deri në vitin 2014, ndërsa mashtrimi i institucionit financiar Amber Gold u zbulua në vitin 2012.
Një nga temat kryesore të tërë hetimit është fakti se djali i Tuskut, Mihail, ka punuar për aerokompaninë në pronësi të Amber Gold.
Sipas thënieve të prokurorisë, rreth 19.000 investues humbën mbi 850 milionë zllota (225 milionë dollarë) në një nga skandalet më t mëdha financiare në Poloni.
Organizuesit e mashtrimit për momentin por vuajnë dënimet me burg.