Londër, 6 dhjetor – Bregziti është një nga gabimet më spektakolare në historinë e Bashkimit Evropian, konsideron Donald Tusk në intervistën e parë nga braktisja e funksionit kryetar i Komisionit Evropian.
Në intervistë për “Gardijan”, Tusk thotë se Bregziti është “përvoja më e trishtuar” për të në pesë vitet e mandatit të tij, në një periudhë stuhie të shënuar me krizën e eurozonës në Greqi, diskutime të nxehta për migracionin dhe ardhja në pushtet e Donad Trampit.
Duke folur për garën presidenciale në SHBA në vitin 2016 dhe fushatën për Bregzit, ai tha se elementi i ri në politikë është “gatishmëri e paparë të gënjejmë pothuajse për gjithçka…të trajtohet gënjeshtra si mjet i arsyetuar për fitore”. Ai tha se kjo sjellje “e paturpshme” do t’i diskualifikoj politikanët vetëm para 10 viteve.
“Gardijan” shkruan se Tusk konsideron që ish kryeministri britanik Dejvid Kameron ka gabuar me organizimin e referendumit në të cilën “nuk ka pasur shanse të fitojë”. Tusk gjithashtu zbuloi se mëngjesin pas votimit, ai megjithatë ka besuar se vendimi mund të shkatërrohet.
“Qëllimi im ishte ta zgjeroj tërë debatin në Evropë, por edhe në Britani të Madhe. Me këtë, ndoshta kam shpresuar se rezultati në fund mund të jetë ndryshe”, shtoi Tusk.
Tusk e përshkruajti Makronin si “shpresë e ardhme e Evropës” dhe mik i vërtetë, por tha se ka probleme me “shumë ide të reja dhe mendime”, Tusk gjithashtu u kundërshtua në afrimin e Makronit me Rusinë, duke thënë se është i “çorientuar” nga ky tregim i ri.
“Nga ana tjetër, nëse duam ta trajtojmë Makronin si lider të ardhshëm të tërë Evropës, politikisht, atëherë na duhet një politikan i cili ndjehet përgjegjës para BE-së si tërësi, ndërsa jo vetëm për Francën”, theksoi Tusk.
Ai, gjithashtu tha se migrimi, ende është “problemi më i madh” me të cilin përballet BE-ja, si rezultat i numrit historik të madh të njerëzve të cilët kërkojnë azil ose punë në Evropë. Tusk tha se ajo është “aktualisht e pazgjidhshme”, duke shtuar: “Ky version i ri i migrimit, masiviteti i saj, vendosmëria e njerëzve të cilët duan të vijnë në Evropë, është diçka me të vërtetë e re, por edhe situatë e përhershme për të ardhmen”, përfundoi Tusk.