Buenos Ajres, 30 nëntor – Kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk sot deklaroi se pret që Bashkimi Evropian t’i zgjerojë sanksionet ndaj Rusisë për shkak të procedurës së saj të papranueshme për rrëmbimin e anijeve dhe marinarëve ukrainas.
“Evropa është e bashkuar në mbështetjen e saj të sovranitetit dhe integritetit territorial ukrainas”, theksoi Tusk, duke shtuar se përleshja është “arsye për shqetësim të madh”.
Tusk në margjinat e Samitit të G-20 në Buenos Ajres apeloi deri tek liderët të bisedojnë për tensionet, duke e përfshirë edhe “agresionin rus në Ukrainë”.
Ai nuk theksoi çfarë sanksione do të mund të vendos BE-ja.