Bruksel, 20 mars – Kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk pasdite deklaroi se është e mundur “anulim i shkurtër” të tërheqjes të Britanisë së Madhe, por vetëm me një kusht që Parlamenti britanik ta ratifikojë marrëveshjen për Bregzitin, i cili veçmë dy herë e ka hedhur poshtë, njofton gazeta KOHA.
“Anulim i shkurtër është i mundur, por do të kushtëzohet me votim pozitiv për marrëveshjen për tërheqje”, deklaroi Tusk.
Kryeministrja britanike Tereza Mej ka paralajmëruar sot se ka kërkuar nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian të aprovojnë anulim të tërheqjes së Britanisë së Madhe nga BE-ja deri më 30 qershor. Formalisht, Londra duhet ta braktisë Unionin për nëntë ditë sipas kalendarit të përcaktuar, çfarë do të thoshte Bregziti pa marrëveshje dhe pasiguri të madhe ekonomike dhe politike për kontinentin dhe për britanikët.
“Edhe krahas kësaj që shpresa për sukses përfundimtar duket e brishtë, madje iluzore, edhe krahas kësaj që lodhja nga Bregziti është gjithnjë më e dukshme dhe më e arsyeshme, nuk mund të heqim dorë nga kërkesë për zgjidhje pozitive deri në momentin e fundit”, konkludoi Tusk.
Liderët e BE-së nesër dhe pasnesër do ta mbajnë Samitin e rregullt pranveror, edhe pse janë paraparë numër të madh të pikave të agjendës, nuk ka dyshim se Bregziti do t’i monopolizojë debatet. (koha.mk)