Kryeministri Zev tek kah fundi i këtij muaji kur të përfundojë e gjitha me ndarjen e kulaçit qeveritar pritet të dorëzoje emrat në Parlament për tu votuar nga ana e deputetëve. Fillimisht BDI ka pranuar idenë e LSDM-së që BESA e Gashit të jetë pjesë e Qeveri, ndërkaq LSDM ka mirëpritur idenë e BDI-së që PDSH të përfshihet në Qeveri. Më pas kur Zaev ka dhënë idenë që edhe partia Socialiste dhe Partie Demokratike e Turqve të jenë pjesë e Qeverisë, BDI nga ana tjetër ka propozuar që edhe BESA e Kasamit të jetë pjesë e Qeverisë
Fatos RUSHITI
Shkup, 7 maj – Shumica parlamentare, LSDM dhe partitë e koalicionit, BDI dhe RDK, është afër zgjerimit të saj edhe me pesë parti tjera parlamentare PDSH, Lëvizja BESA e Afrim Gashit, Lëvizja BESA e Bilall Kasamit, Partia Demokratike e Turqve dhe Partia Socialiste e Maqedonisë, shkruan gazeta KOHA. Së fundmi Kryeministri Zoran Zaev ka dërguar ofertën e partisë së tij deri tek Lëvizja BESA e Afrim Gashit dhe PDSH e Menduh Thaçit, ndërkaq sipas burimeve të besueshme partiake oferta do ti dërgohet edhe Lëvizjes BESA të Billall Kasmit. Kjo, pasi BDI dhe LSDM kanë rënë dakord që të hyjnë “blanko” në qeveri të tri partitë, ndërsa ndërrime do të ketë edhe tek ministritë, duke aluduar në ministrinë e Drejtësisë që nga BDI do ti kalojë LSDM-së kurse BDI të merr ndonjë ministri tjetër të rëndësishme siç është ajo e Arsimit, Punës dhe Politikës Sociale apo e Transportit dhe Lidhjeve. Por nuk përjashtohen as ministri tjera, si ajo e Ekologjisë, të zëvendësohet me atë të Bujqësisë që për moment udhëheq Lupço Nikollosvki i LSDM-së.
KABINET ME MË SHUMË PËRFAQËSUES SHQIPTARË
Kryeministri Zaev tek kah fundi i këtij muaji kur të përfundojë e gjitha me ndarjen e kulaçit qeveritar pritet të dorëzoje emrat në Parlament për tu votuar nga ana e deputetëve. Fillimisht BDI ka pranuar idenë e LSDM-së që BESA e Gashit të jetë pjesë e Qeverië, ndërkaq LSDM ka mirëpritur idenë e BDI-së që PDSH të përfshihet në Qeveri. Më pas kur Zaev ka dhënë idenë që edhe partia Socialiste dhe Partie Demokratike e Turqve të jenë pjesë e Qeverisë, BDI nga ana tjetër ka propozuar që edhe BESA e Kasamit të jetë pjesë e Qeverise me që veç më po bisedohet për rikonstrumim të gjerë të Qeverisë, thonë kështu burime anomime partiake. Pikërisht përfshirja e mundshme e partisë turke dhe serbe në Qeveri ka ulur Pazarin për partitë shqiptare. Sa i përket resorëve që i janë ofruar partive shqiptare, jo zyrtarisht flitet që BESË-s së Gashit i është ofruar ministria e kulturës, dhe një post zëvendësministri, ofertë kjo që duket se nuk kënaq sa duhet apetitet e kësaj partie. Zëdhënësi partiak Orhan Murtezani as nuk konfirmon as nuk mohon nëse partisë së tij i anë ofruar poste që nuk përkojnë me synimin e kësaj partie për përfshirje në Qeveri. Të hënë siç njofton Murtezani do të ketë mbledhje kryesisë dhe do të dihen detaje lidhur me ofertën e kryeministrit por që në fund siç tha ai do të vendosin organet e partisë.“ Nuk mundem as ta konfirmoj, e as ta mohoj atë. Beso që jemi krejt në fund të bisedimeve dhe për hir të përmbylljes së tyre nuk mundemi të flasim asgjë me shumë. Sigurisht qe ne në përbërjen e re qeveritare do e kemi një ministri me resor. Per detajet tjera mbetet te flasim ditëve në vijim. Ajo që mund të them është që nesër do shqyrtohet në kryesi oferta e kryeministrit. Në fund janë organet e partisë që do të vendosin për të gjitha”, tha për gazetën KOHA Orhan Murtezani zëdhënës i partisë. Siç flitet jo zyrtarisht PDSH-së i është ofruar ministër pa resor që mbulon investimet e huaja e që më pas me vendim qeveritar personi që do të udhëheq këtë post do të emërohet zëvendëskryeministër, ndërsa plus kësaj PDSH i është ofruar edhe një post zëvendësministri.
PDSH DHE BESA NJË HAP DREJT QEVERISË
Ndryshe Zëvendësministrat që janë ende të lirë e që i ka pasur Aleanca për Shqiptarët, janë në ministrinë e punëve të jashtme, në Transport dhe lidhje dhe tek ministria e punës dhe politikës sociale ndërsa vakant është edhe posti i sekretarit të përgjithshëm në ministrinë e drejtësisë. Të njëjtat poste do tu ndahen partnerëve të rinj qeveritar. Nga PDSH nuk japin detaje lidhur me atë se cila është oferta konkrete kryeministrit Zaev. Sipas një burimi partiak i afërt me deputetë e PDSH –së në Parlament , merret vesh se PDSH synon ministrinë e Ekonomisë ndërsa sa i përket ministrisë pa resor për Investime të huaja ky burim thotë se vështirë të pranohet.
”Është vështirë të pranohet në parti vetëm ky resor. Edhe nëse pranohet PDSH do të merr përveç zëvndësministrave edhe drejtori të rëndësishme siç është p.sh. Drejtoria për siguri dhe zbulim”, thotë ky burim anonim i afërt me PDSH-në.
Nga Lëvizja BESA e Bilall Kasamit zyrtarë të lartë partiak thonë se ende nuk arritur në parti ndonjë ofertë nga kryeministri.” Ka shumë zëra në opinion se ka oferta se ky apo ai posti i propozohet partisë sonë. E dimë edhe atë se Kryeministri Zaev është i interesuar që ne të jemi më patjetër në Qeveri, por në parti ende s’ka ardhur një ofertë nga ai. Po qese vjen sigurisht se ne do ta marrim me seriozitet dhe do të vendosin organet partiake nëse do të pranohet apo jo”, thonë zyrtarë të lartë partiak.
“Faza e rikonstruimit ka ardhur deri në fazë të shqyrtimit të ofertave të partive me të cilat po negociojmë. Besoj se këtë fundjavë do ta shfrytëzojnë të gjithë partitë me të cilat po negociojmë, por edhe ne si LSDM, për të biseduar me anëtarësinë. Nëse ne përafërsisht themi po, tashmë do të jemi afër vendimit për Qeveri, respektivisht për emërimin e ministrave dhe zëvendës ministrave, ndërsa më pas do të vazhdojmë të bisedojmë për drejtorë, zëvendës drejtorë e kështu me radhë”, ky ishte qëndrimi i fundit i kryeministrit Zaev për bisedimet rreth zgjerimit të Qeverisë. Zaev gjithashtu shtoi se ndarja e resorëve po bëhet me shumë kujdes pasi që bëhet fjalë për poste tejet serioze për të cilat duhet shqyrtuar mirë kuadrot që do ti drejtojnë. (koha.mk)