Edhe zyrtarisht Federata e Futbollit e Turqisë e ka dorëzuar kandidaturën për organizimin e Kampionatit Evropian të Futbollit “Euro 2024”. Anadolu raporton se dosjen zyrtare për aplikim për organizimin e “Euro 2024” ia dorëzoi sot Sekretarit të Përgjithshëm të UEFA-s, Theodore Theodoridis, Kryetari i Federatës Turke të Futbollit, Yildirim Demiroren, transmeton Express. Dorëzimi është bërë në Nyon të Zvicrës, në selinë e UEFA-s. Ndërkohë, nesër është dita kur edhe përfundon afati për paraqitjen e dosjeve për shtetet që quan të kandidojnë për organizmin e këtij kampionati prestigjioz.