Ankara, 27 dhjetor – Autoritetet turke kanë vendosur që nga 1 janari në disa aeroporte në vend të vendosin takës për siguri në vlerë prej 1,5 apo një euro, publikoi portali informativ “Haberler”.
Çmimi do t’i prekë pasagjerët të cilët mbërrijnë nga vendet e huaja.
Paraprakisht, Drejtoria kryesore e aeroporteve turke paralajmëroi plane për vendosjen e taksës prej tre eurove për pasagjer. Pas bisedimeve mes ministrit të Kulturës dhe Turizmit Mehmet Ersoj dhe ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës Xhahit Turan ishte vendosur taksa të jetë 1,5 dhe një euro për aeroporte të ndryshme.
Taksa prej 1,5 euro do të vendoset në aeroportet në Adana, Gaziantep, Kajseri, Trabzon, Hataj dhe Erzurum. Një euro do të jetë taksa në disa aeroporte më të vogla.
Taksa e re ka të bëjë vetëm për aeroportet me të cilat menaxhon Drejtoria kryesore e aeroporteve të Turqisë. Aeroportet në destinacionet turistike siç janë Antalia, Allania, Stambolli, Izmiri dhe Ankaraja nuk përfshihen në perimetrin e taksës, sepse me ato menaxhon operatori TAV.